Kardinali i Vjenës, eminenca e tij, Christoph Schönborn viziton Misionin Katolik Shqiptar në Austri dhe me 17.03.2019 në ora 11:30 kremton meshën e shenjtë me besimtarët e Misionit tonë.

Është një nderi i madh që na bën kardinali neve si Mision dhe shqiptarë katolik.

E falenderojmë Zotin për këtë dhuratë dhe kardinalin për mbështetjen e tij, dhe u ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni këtë ditë që në mënyrë më të denjë, si na ka hije, ta presim e falenderojmë kardinalin tonë.