Ushtrimet kreshmore: lëmosha, lutja, agjërimi

 

Vëllezërit e mi, po e fillojmësot udhëtimin e madh të Kreshmës.

 

Të sjellim pra kështu, në anijen tonë çdo furnizim me ushqim dhe pije, e mbi të gjitha mëshirë të bollshme për të cillën kemi nevojë. Sepse agjërimi ka uri e etje, nëse nuk ushqehet me mirësi e nuk e shuan etjen me mëshirë. Agjërimi ynë ka ftoftë, nuk reziston nëse nuk mbulohet me pëlhurën e lëmoshës, nëse nuk mbështjellet me veshje dhembshurie.

Vëllezër, çka është pranvera për tokën, ashtu është mëshira është për agjërimin: era e ëmbël pranverore i bën të lulëzojnë lulet e bimët; mëshira e agjërimit ban që të gjitha farat tona të lulëzojnë, i bën ata të japin fryte deri në korrjen qiellore. Çfarë është vaji për llambën, është mirësia për agjërimin. Sikurse materja yndyrore e vajit e dhez dritën e llambës dhe, me kaq pak ushqim, bën që të shkëlqejë për tu ballafaque tërë natën, kështu mirësia ban që të shkëlqejë agjërimi: ai hedh rrezet për të arritur plotësinë e vetëpërmbajtje. Çka është dielli për ditën, lëmosha është për agjërimin: lavdia e diellit rrit shkëlqimin e ditës, shpërndan errësirën e reve; lëmosha me agjërimin e shenjtëron shenjtërinë dhe, në sajë të dritës së mirësisë, largon nga dëshirat tona gjithçka që mund të sjellë vdekjen. Me pak fjalë, ajo që trupi është për shpirtin, bujaria, si të thuash, nuk e zë vendin për agjërim: kur shpirti tërhiqet nga trupi, sjell vdekjen; nëse bujaria largohet nga agjërimi, është vdekja e tij.

 

San Pietro Crisologo (rreth vitit 406-450);

Ipeshkëv i Ravenës, doctor i Kishës; Diskutimet 8; CCL 24, 59; PL 52, 208