Misioni Katolik Shqiptar në Austri është i themeluar në vitin 1993. Në gjirin e sajë bashkon rreth 1300 familje me mbi 6000 besimtarë të shpërndarë në gjithë Austrinë, Çeki e Sllovaki. Në këtë Misioni kanë shërbyer katër misionar, dom Marjan Marku, dom Izak Dodes, dom Pren Kola dhe dom Nikson Shabani, misikonari aktual. Janë 11 qendra në ipeshkëvi të ndryshme ku bashkohemi për meshë e aktivitete: Vjenë; WienerNeustadt; Mürzzuschlag; Graz; Amshtetten; St. Georgen/Attergau; Salzburg; Landeck; Dorbirn; Prag und Bratisllavë.

Misioni jonë ka në vete besimtarë të mirë e të dëvotshëm. Pjesa më e madhe janë të rinjë. Punojnë e veprojnë në të gjitha sferat e shoqërisë. Janë mirë të integruar në vendin ku jetojnë, si doktorë shkence, doktor mjeksie, juristë, ekonomistë, biznismenë të sukseshëm, arkitektë. Argjentarë të sukseshëm, filigranista të zotë, familjarë të mirë, punëtorë të mëdhenj, patriota të flakët dhe miq që si ka kush.